Për kë Si funksionon Sa fiton Çmimi Pyetje Provo falas 14 ditë Hyr si pronar ose si staf

Mysafiri porosit. Ti vetëm shërben.

Një QR në çdo çadër. Porosia shkon direkt te stafi dhe ti sheh çdo lek, në kohë reale.

Pa kartë bankareGati brenda 1 diteAnulo kur të duash

Çadra 12, Plazhi Çfarë të sjellim?
Paneli i stafitLive

128 450 Lek

    Provoje: shto një pije dhe shtyp Porosit. Të dhëna shembull.

    Për kë është

    Rëra apo kalldrëmi, porosia vjen njësoj.

    Skanom punon kudo ku mysafiri ulet larg banakut: në çadër në plazh ose në tavolinë jashtë lokalit në qytet.

    Bare plazhi

    Mysafiri nuk ngrihet nga shezlongu. Porosia vjen me numrin e çadrës dhe kamarieri e di saktë ku ta çojë.

    Bare dhe kafene në qytet

    Tavolinat jashtë mbushen shpejt. Porosia e dytë vjen pa pritur që kamarieri të kthejë kokën.

    Live

    kamarieri njoftohet në telefon, edhe kur e ka në xhep

    0

    aplikacione për klientin. Menuja hapet në shfletues.

    3 gjuhë

    shqip, anglisht dhe italisht, për turistët dhe vendasit

    Gati brenda një dite.

    Nuk kërkon instalim nga klienti. Stafi punon nga telefoni, tableti ose kompjuteri që ka tashmë.

    1

    Vendos QR-të

    Çdo çadër ose tavolinë merr kodin e vet.

    2

    Klienti porosit

    Pa instaluar aplikacion dhe pa pritur kamarierin.

    3

    Stafi e dorëzon

    Porosia ndiqet nga pranimi deri te pagesa. Ti sheh gjithçka në dashboard.

    Si duket në të vërtetë.

    Pamje nga aplikacioni, me një biznes demonstrues: ajo që sheh klienti, kamarieri dhe pronari.

    Menuja e klientit në telefon pas skanimit të QR-së së çadrës 12
    Klienti skanon dhe porosit
    Paneli i stafit me një porosi të re nga çadra 12 dhe një në përgatitje nga çadra 27
    Kamarieri e merr me vendin e saktë
    Grafikët e shitjeve të pronarit sipas ditës dhe sipas orës, me orën e pikut
    Pronari sheh shitjet dhe orët e pikut
    Sa fiton

    Sa porosi duhen për ta paguar?

    Vendos shifrat e lokalit tënd dhe shiko vetë.

    Skanom paguhet me

    3porosi në muaj

    Kosto e Skanom
    ≈ 1,500 Lek / muaj
    Me 1 porosi shtesë për vend në javë
    +77,400 Lek / muaj
    Provo falas 14 ditë

    Llogaritje ilustruese me të dhënat që vendos. Supozimi i vetëm: një porosi shtesë për vend në javë. Rezultatet reale ndryshojnë.

    Çmimi

    Një çmim. Gjithçka brenda.

    Provoje 14 ditë me biznesin tënd. Pas provës vazhdon vetëm nëse të shërben.

    Mujore

    14.99€ / muaj

    Pa kontratë afatgjatë.

    Provo falas 14 ditë

    Vjetore

    Më e mira

    159.99€ / vit

    ≈ 13.33€ në muaj. Kursen 19.89€.

    Provo falas 14 ditë
    Porosi nga QR-jaPanel për kamarierëtDashboard për pronarinMenu dhe inventar Raporte dhe eksport ExcelQR për çadra dhe tavolinaNjoftime në telefonin e kamarieritOpsione si «pa sheqer»Shqip, anglisht, italishtMbështetje gjatë konfigurimit

    Pyetje të shpeshta

    Diçka tjetër? Shkruaj te info@skanom.al.

    A duhet të instalojë aplikacion klienti?

    Jo. Menuja hapet direkt në shfletuesin e telefonit.

    Çfarë pajisjesh i duhen stafit?

    Telefon, tablet ose kompjuter që ka tashmë.

    Si e merr vesh kamarieri që ka porosi?

    Telefoni i bie me njoftim, edhe kur është në xhep. Në panel alarmi përsëritet derisa dikush ta marrë porosinë.

    A mund të përdor çadra dhe tavolina?

    Po. Secila merr QR-në e vet.

    Në cilat gjuhë punon?

    Në shqip, anglisht dhe italisht.

    A lëshon Skanom faturë fiskale?

    Jo. Skanom merr porosinë dhe ia çon stafit; fatura fiskale lëshohet si gjithmonë nga arka e biznesit. Si punojnë bashkë.

    A kryen pagesa me kartë?

    Zgjedhja i shfaqet stafit; pagesa kryhet në terminalin e biznesit.

    A mund ta ndërpres abonimin?

    Po, pa kontratë afatgjatë.

    Provoje me lokalin tënd.

    Krijo biznesin, vendos menunë dhe provo Skanom për 14 ditë.

    ose shkruaj te info@skanom.al