QR për çdo çadër
Numri dhe lloji i vendit shoqërojnë automatikisht çdo porosi.
Për beach bar
Çdo çadër merr QR-në e vet. Turisti skanon, zgjedh gjuhën, porosit dhe ndjek statusin, ndërsa stafi sheh saktë ku duhet ta dërgojë.


Pamje reale nga Skanom, me një biznes demonstrues.
Numri dhe lloji i vendit shoqërojnë automatikisht çdo porosi.
Menuja ofrohet në shqip, anglisht dhe italisht.
Pronari ndjek oraret e pikut, produktet, shitjet dhe performancën e stafit.
Vendos numrin e çadrave dhe tavolinave që përdor biznesi.
Shkarko kodet ose linket dhe përshtati me materialet e biznesit.
Porosia mbërrin te stafi me vendndodhjen e saktë të klientit.
Në restorant kamarieri e sheh gjithë sallën. Në plazh, me 80 ose 150 çadra të shpërndara në rërë, klienti në rreshtin e fundit mund të presë gjatë vetëm që dikush ta vërejë. Shumë turistë heqin dorë nga pija e dytë ose shkojnë vetë te bari.
Me QR në çdo çadër, porosia vjen me numrin e çadrës. Kamarieri e merr në telefon, e çon direkt, dhe nuk ka nevojë të bëjë xhiro mes rreshtave për të pyetur.
Menuja hapet në shqip, anglisht ose italisht, bashkë me opsionet e produkteve. Klienti i huaj nuk ka nevojë t'i shpjegojë kamarierit çfarë do, dhe kamarieri e sheh porosinë në shqip.
Përgatit menunë dhe QR-të para hapjes, kur ka kohë. Printoji në material që i reziston diellit dhe lagështirës, dhe vendosi në shtyllën e çadrës në lartësinë e syve të atij që ulet në shezlong.
Gjatë sezonit, produktet që mbarojnë shënohen si të mbaruara dhe nuk porositen dot. Në fund të sezonit, raportet tregojnë cilat orë dhe cilat produkte sollën më shumë, për të planifikuar stafin dhe furnizimin e vitit tjetër.
Abonimi është mujor ose vjetor, pa kontratë afatgjatë: mund ta ndalosh kur mbyllet sezoni.
Pyetje të shpeshta
Po. Skanom i administron të dyja në të njëjtin biznes dhe i ndan qartë në QR dhe porosi.
Po. Nuk kërkon aplikacion dhe menuja mund të hapet në anglisht ose italisht.
Po. Pronari mund të shkarkojë kodin QR ose linkun e çdo vendi dhe ta përdorë në dizajnin e vet.
Klienti përdor internetin e telefonit të vet. Stafit i mjafton rrjeti celular ose Wi-Fi i barit.
14 ditë falas, pa kartë bankare. Konfigurimi fillestar bëhet brenda një dite.
Fillo provën falas →