skanm

Për restorante

Menu dixhitale që lidh sallën, stafin dhe pronarin.

Klienti zgjedh dhe porosit nga tavolina, stafi organizon punën nga një panel i thjeshtë dhe pronari ndjek shitjet, produktet dhe performancën.

Paneli i stafit me dy porosi: një e re nga çadra 12 dhe një në përgatitje nga çadra 27 me shënim nga klienti
Stafi: porositë me vendin, opsionet dhe pagesën
Dashboard-i i pronarit me xhiron, numrin e porosive, kohën mesatare të shërbimit, fitimin bruto dhe pagesat cash e me kartë
Pronari: shifrat e 7 ditëve të fundit

Pamje reale nga Skanom, me një biznes demonstrues.

Çfarë fiton biznesi?

Më pak pritje

Klienti mund të dërgojë porosinë e parë ose shtesë pa pritur kamarierin.

Më pak gabime

Artikujt dhe numri i tavolinës mbërrijnë të shkruar qartë te stafi.

Kontroll për pronarin

Shiko shitjet, oraret e pikut, produktet më të kërkuara dhe shpenzimet.

Si funksionon?

  1. 01

    Konfiguro sallën

    Vendos numrin e tavolinave; QR unik për secilën krijohet vetë.

  2. 02

    Trajno stafin

    Kamarierët hyjnë në panel dhe marrin porositë nga telefoni ose tableti.

  3. 03

    Analizo biznesin

    Dashboard-i përmbledh porositë, shitjet, kostot dhe produktet.

Porosia shtesë pa ngritur dorën

Në restorant, porosia e parë zakonisht merret mirë. Problemi vjen pas saj: një pije tjetër, një ëmbëlsirë, uji që mbaroi. Klienti pret që kamarieri ta shohë, dhe kamarieri është në tavolinën tjetër.

Me menunë dixhitale të Skanom, klienti shton porosinë nga i njëjti QR. Kamarierit i bie telefoni me tavolinën dhe artikujt, dhe sinjali përsëritet derisa dikush ta pranojë porosinë.

Fatura e tavolinës në një vend

Kur tavolina kërkon llogarinë, paneli i stafit tregon totalin e të gjitha porosive të saj të fundit. Kamarieri nuk i mbledh me dorë, dhe nuk harrohet asnjë porosi shtesë.

Klienti zgjedh nëse paguan cash apo me kartë, dhe stafi e sheh para se të shkojë te tavolina. Pagesa dhe fatura fiskale kryhen si gjithmonë në arkën e restorantit.

Çfarë sheh pronari

Dashboard-i tregon shitjet sipas ditës, javës dhe muajit, krahasuar me periudhën e mëparshme, produktet më të shitura, oraret e pikut dhe shpenzimet. Nëse restoranti punon pas mesnate, mund të caktosh orën kur fillon dita e punës, që turni i natës të mos ndahet në dy ditë.

Të dhënat eksportohen në Excel për kontabilistin.

Pyetje të shpeshta

Përpara se ta provosh

A zëvendëson kamarierin?+

Jo. Skanom heq pritjen dhe punën e përsëritur, ndërsa stafi vazhdon shërbimin dhe kujdesin ndaj klientit.

A mund të punojë pronari si kamarier?+

Po. Pronari mund të përdorë edhe panelin e stafit kur punon vetë në lokal.

A eksportohen raportet?+

Po. Pronari mund të eksportojë të dhënat e dashboard-it në Excel.

A lëshon Skanom faturë fiskale?+

Jo. Skanom merr porosinë dhe e çon te stafi; fatura fiskale lëshohet nga arka e restorantit, si deri tani.

Krijo menunë dhe provoje me biznesin tënd.

14 ditë falas, pa kartë bankare. Konfigurimi fillestar bëhet brenda një dite.

Fillo provën falas →