skanm

Sistem porosish

Nga skanimi te dorëzimi, çdo porosi në një rrjedhë të qartë.

Skanom organizon porositë nga tavolina dhe çadra. Stafi sheh porositë e reja, i pranon, i përgatit dhe i mbyll, ndërsa klienti ndjek statusin.

Paneli i stafit me dy porosi: një e re nga çadra 12 dhe një në përgatitje nga çadra 27 me shënim nga klienti
Stafi: porositë me vendin, opsionet dhe pagesën
Grafikët e shitjeve sipas ditës dhe sipas orës, me orën e pikut
Pronari: shitjet sipas ditës dhe orës

Pamje reale nga Skanom, me një biznes demonstrues.

Çfarë fiton biznesi?

Status në kohë reale

Porosia kalon nga e re në përgatitje, gati dhe e dorëzuar.

Pagesë cash ose kartë

Klienti zgjedh mënyrën e preferuar dhe stafi e sheh para dorëzimit.

Historik i plotë

Pronari sheh kush e pranoi porosinë, kohën e shërbimit dhe totalin.

Si funksionon?

  1. 01

    Klienti porosit

    Zgjedh produktet, mënyrën e pagesës dhe dërgon porosinë.

  2. 02

    Stafi e përpunon

    Kamarieri e pranon dhe përditëson statusin gjatë përgatitjes.

  3. 03

    Pronari raporton

    Shitjet dhe performanca përditësohen automatikisht në dashboard.

Njoftimi arrin edhe kur telefoni është në xhep

Një sistem porosish vlen vetëm nëse stafi e sheh porosinë menjëherë. Paneli i stafit në Skanom mund të shtohet në ekranin kryesor të telefonit dhe dërgon njoftim edhe kur ekrani është i fikur.

Kur paneli është i hapur, alarmi përsëritet derisa dikush ta pranojë porosinë, dhe ekrani mbetet i ndezur gjatë turnit. Çdo kamarier mund t'i ndalojë njoftimet në pajisjen e vet kur mbaron turni.

Gabimet ndodhin: "Zhbëj" për 5 sekonda

Në një turn të ngarkuar, kamarieri prek butonin gabim. Çdo ndryshim statusi mund të zhbëhet brenda 5 sekondave, pa e ngatërruar klientin dhe pa prishur raportet.

Klienti mund ta anulojë vetë porosinë brenda 2 minutave të para, nëse stafi nuk e ka pranuar ende; pas kësaj, anulimi bëhet nga stafi dhe ruhet në historik.

Kur lokali mbyll porositë

Në fund të ditës ose kur kuzhina është e mbingarkuar, pronari i mbyll porositë online me një prekje dhe u tregon klientëve një mesazh të vetin, p.sh. "Kuzhina rihapet në 19:00". Menuja mbetet e dukshme.

Pyetje të shpeshta

Përpara se ta provosh

A punon në kohë reale?+

Po. Porositë e reja shfaqen menjëherë në panelin e stafit pa telefonata dhe pa rifreskim të faqes.

Çfarë ndodh kur porositë mbyllen?+

Pronari mund t'i mbyllë porositë online dhe t'u shfaqë klientëve një mesazh të personalizuar.

A mund të anulohet një porosi?+

Po. Porosia mund të anulohet sipas fazës së saj dhe ndryshimi ruhet në historik.

Çfarë pajisjesh duhen?+

Telefonat, tabletat ose kompjuteri që ka tashmë stafi. Nuk duhet printer apo pajisje e veçantë.

Krijo menunë dhe provoje me biznesin tënd.

14 ditë falas, pa kartë bankare. Konfigurimi fillestar bëhet brenda një dite.

Fillo provën falas →