Pa aplikacion
Menuja hapet në shfletuesin e telefonit dhe punon në shqip, anglisht dhe italisht.
Menu me QR
Skanom u jep klientëve një menu të shpejtë në telefon. Ata skanojnë QR-në e tavolinës ose çadrës, zgjedhin produktet dhe porosia shkon direkt te stafi.


Pamje reale nga Skanom, me një biznes demonstrues.
Menuja hapet në shfletuesin e telefonit dhe punon në shqip, anglisht dhe italisht.
Porosia identifikohet automatikisht me tavolinën ose çadrën e saktë.
Përditëso çmimet, fotot dhe disponueshmërinë pa printuar QR të reja.
Shto produktet, kategoritë, çmimet dhe fotot nga dashboard-i.
Kodet krijohen vetë për çdo tavolinë dhe çadër. Shkarkoji dhe printoji në stilin tënd.
Stafi sheh porositë e reja menjëherë dhe përditëson statusin.
Shumë menu me QR në Shqipëri janë thjesht një PDF ose një faqe me çmime. Klienti e lexon, pastaj ngre dorën dhe pret kamarierin. Kjo kursen printimin, por jo kohën e stafit.
Me Skanom, QR-ja e çdo tavoline ose çadre është e lidhur me atë vend. Klienti zgjedh produktet, shton shënime ose opsione (p.sh. sheqer, qumësht, madhësia) dhe dërgon porosinë. Kamarieri e merr në telefon me numrin e vendit, pa pasur nevojë ta pyesë kush porositi.
Nëse do vetëm menunë, pa porosi, mund ta ndash linkun e menusë në Instagram ose Google: aty klienti e sheh menunë, por porosia dërgohet vetëm nga QR-ja e vendit.
Çdo kod ka një çelës të veçantë për tavolinën ose çadrën e vet. Kështu askush nuk mund të dërgojë porosi për tavolinën 5 duke ndryshuar një numër në link, dhe porositë false nga jashtë lokalit nuk kalojnë.
Kur shton tavolina ose çadra të reja, kodet e tyre krijohen vetë. Kodet ekzistuese nuk ndryshojnë, kështu që ato që ke printuar mbeten të vlefshme edhe kur ndryshon menuja ose çmimet.
Një QR rreth 3–4 cm skanohet lehtë nga distanca e tavolinës. Vendose aty ku klienti e sheh pa e kërkuar: në mbajtëse mbi tavolinë ose në shtyllën e çadrës, jo nën gota apo shishe.
Shto një fjali të shkurtër pranë kodit, p.sh. "Skano për menunë dhe porosinë", dhe numrin e vendit. Në verandë ose plazh përdor letër të plastifikuar që nuk zbardhet nga dielli. Para se ta vendosësh, skanoje vetë me dy telefona të ndryshëm.
Pyetje të shpeshta
Jo. Kodi QR mbetet i njëjtë; menuja dhe çmimet përditësohen online.
Po. I njëjti biznes mund të ketë njëkohësisht tavolina dhe çadra me kode të veçanta.
Jo. Klienti përdor kamerën dhe menuja hapet direkt në shfletues.
Porosia shfaqet te stafi me vendin e saj, dhe stafi mund ta anulojë. Çelësi i veçantë i çdo QR-je pengon porositë për vende që nuk ekzistojnë.
14 ditë falas, pa kartë bankare. Konfigurimi fillestar bëhet brenda një dite.
Fillo provën falas →