Gjithmonë e përditësuar
Ndrysho çmimet dhe produktet pa ribotuar materiale fizike.
Menu online
Zëvendëso menutë e vjetruara me një menu online që përditësohet në sekonda. Klientët shohin produktet, fotot, çmimet dhe disponueshmërinë nga telefoni.

Pamje reale nga Skanom, me një biznes demonstrues.
Ndrysho çmimet dhe produktet pa ribotuar materiale fizike.
Shfaq menunë në shqip, anglisht dhe italisht nga i njëjti link.
Prezanto produktet me foto; ato që mbarojnë shënohen vetë dhe nuk porositen dot.
Krijo kategoritë dhe plotëso produktet nga paneli i pronarit.
Përdor linkun e biznesit në Instagram, Google ose në kodet QR.
Çdo ndryshim shfaqet menjëherë në telefonin e klientit.
Çdo biznes merr adresën e vet, p.sh. emri-yt.skanom.al. Vendose në bio-n e Instagram-it, te Google Business Profile dhe në mesazhet e WhatsApp-it: klienti e sheh menunë para se të vijë, me çmime të sakta.
Nga ky link menuja shfaqet vetëm për shikim. Porosia dërgohet nga QR-ja e tavolinës ose çadrës, kështu që stafi di gjithmonë ku ta çojë.
Një kafe mund të ketë qumësht ose jo, një koktej madhësi të ndryshme, një pjatë garniturë për të zgjedhur. Në Skanom çdo produkt mund të ketë grupe opsionesh: "zgjidh një" ose "zgjidh disa", të detyrueshme ose jo, me çmim shtesë kur duhet.
Çmimi përfundimtar llogaritet vetë, dhe stafi e sheh porosinë me të gjitha zgjedhjet e shkruara qartë. Opsionet përkthehen edhe në anglisht dhe italisht.
Nëse ndjek stokun në Skanom, sasia ulet me çdo porosi. Kur arrin zero, produkti shfaqet si i mbaruar dhe nuk mund të porositet; kur është i ulët, menuja e tregon. Mund ta fshehësh edhe plotësisht nga menuja me një prekje.
Kështu shmang situatën më të zakonshme në sezon: klienti porosit diçka që nuk ka më, dhe kamarieri duhet të kthehet për ta njoftuar.
Pyetje të shpeshta
Po. Linku i menusë mund të vendoset në Instagram, Google Business, WhatsApp dhe faqen e biznesit.
Po. Çdo produkt mund të ketë fotografi, përshkrim, kategori dhe çmim.
Skanom mbështet shqip, anglisht dhe italisht.
Jo në praktikë. Të dyja nënkuptojnë një menu që hapet në telefon dhe përditësohet pa printim. Skanom shton porosinë direkt nga tavolina.
14 ditë falas, pa kartë bankare. Konfigurimi fillestar bëhet brenda një dite.
Fillo provën falas →