Menu PDF, menu online apo porosi me QR: cila i duhet lokalit tënd?
Krahasim i thjeshtë mes menusë PDF, menusë online dhe porosisë me QR për bare dhe restorante: çfarë zgjidh secila, ku çalon dhe kur ia vlen.
Përditësuar më
Menu PDF me QR
Menuja e printuar skanohet dhe vendoset në një link. Është zgjidhja më e lirë dhe më e shpejtë: mjafton një skedar dhe një QR.
Problemi është se PDF-ja lexohet keq në telefon (duhet zmadhuar), çdo ndryshim çmimi kërkon skedar të ri, dhe klienti prapë duhet të presë kamarierin për të porositur. Mjafton për lokale të vogla me menu që ndryshon rrallë.
Menu online
Menuja ndërtohet si faqe interneti: lexohet mirë në telefon, ndryshohet në sekonda, mund të ketë foto, kategori dhe disa gjuhë. Linku mund të vendoset në Instagram dhe Google, që klienti ta shohë para se të vijë.
Por edhe këtu klienti vetëm lexon. Porosia vazhdon të varet nga kamarieri.
Porosi me QR
Klienti e sheh menunë online dhe porosit nga e njëjta faqe. Porosia shkon te stafi me numrin e tavolinës ose çadrës, dhe klienti sheh kur është duke u përgatitur dhe kur është gati.
Kjo kërkon pak më shumë organizim: QR unik për çdo vend, një telefon ose tablet për stafin dhe pak trajnim. Në këmbim, porositë shtesë nuk humbin, gabimet në shkrim zhduken dhe stafi shërben më shumë klientë në orët e pikut.
Si të vendosësh
- Pak tavolina, menu e qëndrueshme, staf i mjaftueshëm: menuja online mjafton.
- Shumë tavolina ose çadra, turistë, pritje në orët e pikut: porosia me QR.
- Lokal me shërbim vetëm në banak: menuja online për t'u parë, porosia te banaku.
Dy gjëra që vlejnë për të treja
Çmimet online duhet të jenë të njëjta me ato në arkë, gjithmonë. Dhe menuja online nuk zëvendëson faturën fiskale, e cila lëshohet nga arka e biznesit në çdo rast.
Provoje me lokalin tënd.
14 ditë falas, pa kartë bankare. QR për çdo tavolinë dhe çadër krijohet vetë.